NBA, Golden State rikthehet te fitorja, buzëqeshin Houston e San Antonio

Pas 2 humbjesh radhazi Golden State Warriors rikthehet te fitorja. Kampionët në fuqi të NBA triumfuan 115-105 ndaj Portland Trail Blazzers sukses që ngjit skuadrën e Warriors në vendin e dytë të renditjes në Konferencën e Perëndimit. Një ndeshje e dominuar nga miqtë, që u shkëputën në periodën e dytë dhe e ruajtën avantazhin deri në fund, njofton Supersport.al.

Trioja e përbërë nga Thompson-Durant-Curry bëri diferencën në fushë, duke realizuar së bashku 82 pikë, ndërsa për Portland u dallua Lillard me 40 pikë, por që mbetën thjeshtë për statistikë. Fiton edhe Houston Rockets, që falë 41 pikëve të Harden, mundi 108-104, New Orleans jashtë fushe.Skuadra e San Antonio Spurs mori gjithashtu një fitore shumë të rëndësishme pasi mposhti me rezultatin 122-111 Los Angeles Clippers, në një përballje mes dy ekipesh që synojnë titullin në Perëndim. Fitorja e ekipit mik u vendos në pjesën e dytë, me Aldridge që realizoi 38 pikë, mbështetur edhe nga DeRozan, me 25 pikë e 13 rebound,me dy basktebollistët e Spurs që ishin të papërmbajtshëm në parket. Jashtë fushe triumfon edhe skuadra e Boston Celtics, që mundi 112-103 Memphis Grizliess, ndeshje ku vendasit u shkëputën deri në 20 pikë (Conley 26 pikë). Por në minutat e fundit Boston përmbysi shifrat me Irving (26 pikë) e Morris (22).

Vijon të mbyllë renditjen në Konferencën e Lindjes skuadra e Cleveland, që u mund 111-108 nga Atlanta, ndeshje me emocione në minutat e fundit. Carter e Young realizuan nga 21 pikë për Atlantën në këtë sfidë. Në krye të renditjes në Perëndim vazhdon të jetë skuadra e Denver, që mposhti 122-118 Phoenix, sfidë e dominuar nga vendasit, që u shkëputën deri në 30 pikë, por në fund rrezikuan ta humbisnin atë falë edhe lojës së shkëlqyer të Murray që realizoi 46 pikë për skuadrën nga Arizona. Fiton edhe Milwaukee, që mundi 129-115 Brooklyn me të përhershmin Giannis Antetokounmpo që ishte më i miri mbi parket për skuadrën nga Wisconsin me 31 pikë, 10 rebound e 10 asiste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button