Ministritë, agjencitë, institucionet shëndetësore, ndërmarrjet shtetërore dhe shfrytëzues tjera të buxhetit presin oferta pas shpalljeve për prokurime publike më 31 dhjetor, ditën e fundit të vitit.
Është e dukshme se bëhet fjalë për prokurime publike, për të cilat shpalljet janë publikuar në dhjetë ditët e fundit të dhjetorit, ndërsa afat i fundit për dorëzimin e ofertave është përcaktuar dita e fundit e vitit 2018, shkruan Meta.
Prandaj, disa orë para kremtimit të Vitit të Ri në Ministrinë e mbrojtjes – sektori i logjistikës pret të arrijnë ofertat për tenderin e shpallur për blerjen e softuerit për mjekësi ligjore (forenzikë) digjitale. Shpallja për këtë prokurim është botuar më 24.12.2018, ndërsa si afati i fundit është përcaktuar 31.12.2018 në ora 10.30.
Në Agjencinë për administratë më 31.12.2018 në ora 10 do të presin ofertat për shpalljen e prokurimit për mirëmbajtjen e sistemit për regjistrim të provimeve dhe transmetimit drejtpërdrejt, i cili është publikuar më 26.12.2018.
Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes Kornizë ofertën për blerjen e shërbimit për larje, lustrim dhe pastrim kimike të automjeteve pas shpalljes së publikuar më 24.12.2018 do ta pret më 31.12.2018 në orën 11.00.
SHA Elektranat e Maqedonisë – Shkup pret oferta pas shpalljes për blerje të veglave elektrike më 31.12.2018 në ora 09, ndërsa shpallja është publikuar më 26 dhjetor.
Institucioni i shëndetit publik Klinika universitare për kirurgji digjestive më 25 dhjetor ka publikuar shpallje për prokurimin e shërbimit – projektim të dizajnit, logo, postim dhe mirëmbajtje të ueb platformës për nevojat e Klinikës për kirurgji digjestive Shkup, ndërsa ofertat do t’i pret më 31 dhjetor në ora 10:30 .
NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup pas shpalljes për mirëmbajtjen e kondicionerëve të ajrit me instalim të pjesëve të këmbimit të publikuar më 20.12.2018 ofertat do të pret më 31.12.2018 në ora 09.
Komuna Karposh, ndërkohë, ka publikuar shpallje për sigurimin e pronës dhe pajisjeve për nevojat e komunës më 12.20.2018, dhe ofertat i pret më 31.12.2018 në ora 09.