Site icon PORTALB

Filipçe: Nuk duam që të na kthehen sëmundje që moti janë zhdukur

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe

Epidemia e fruthit po na shqetëson shumë, nuk duam që të na kthehen disa sëmundje që ka kohë që janë zhdukur nga vendi jonë, ka deklaruar sot ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, përcjell Portalb.mk.

“Vaksinat janë shumë të rëndësishme. Epidemitë e fruthit të cilat u paraqitën po na shqetësojnë shumë dhe nuk duam që të lejojmë të na kthehen disa sëmundje të cilat shumë kohë më parë janë zhdukur nga vendi jonë. Po shoh shembuj shumë të këqij në shtetet fqinje. Kemi ngritur disa kampanja për atë që në të vërtetë vlerësojmë se fëmijët nuk kanë absolutisht asnjë rrezik nga vaksinimi, as që vaksinat mund të jenë shkak për ndonjë çrregullim të shëndetit. Ato janë vetëm anti-kampanja të cilat bazohen në të dhëna jo të sakta”, ka deklaruar ministri Filipçe gjatë ndarjes së çmimeve në konkursin për vjersha në temë “Duar të pastra- shëndet i mirë”.

 

Mbrëmë u vërtetuan edhe dy raste të reja me fruth, një fëmijë i moshës dy vjet e gjysmë nga Kumanova dhe një grua 32 vjeçare nga komuna e Shuto Orizares në Shkup.

Exit mobile version