Site icon PORTALB

Meksikë, 7 fëmijë të vdekur nga zjarri në një shtëpi

Ilustrim

Së paku shtatë të mitur kanë humbur jetën gjatë zjarrit i cili përfshiu një shtëpi në një lagje të varfër në kryeqytetin e Meksikës, Mexico City, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga Prokuroria e Meksikës bëhet e ditur se zjarri përfshiu një shtëpi prej druri në lagjen Iztapalapa. Gjatë zjarrit për vdekje pësuan shtatë fëmijë, mes të cilëve pesë të moshës 10 vjeçare.

Nga Prokuroria theksojnë se dyshohet që fëmijët e pësuar kanë qenë pa mbikëqyrje prindërore kur shpërtheu zjarri, ndërsa prindërit kanë qenë në punë.

Po ashtu thuhet se zjarri ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një zjarr që ishte vendosur afër shtëpisë.

Exit mobile version