Sot në Maqedoni do të jetë pjesërisht vranët me periudhe me diell, pasdite mot jo stabil me reshje shiu nga veriperëndimi, perëndimi dhe jugperëndimi, ndërsa në orët e mbrëmjes janë të mundshme reshje të dobëta shiu edhe në viset juglindore. Do të fryen erë e ndryshueshme. Temperaturat e mëngjesit do të jenë nga 9°C deri 18°C, ndërsa ato maksimale të ditës nga 24°C deri 32°C.
Në Shkup të martën do të jetë vranët me periudha me diell, pasdite mot jo stabil me reshje lokale të shiut. Do të fryen erë nga veriperëndimi. Temperatura e mëngjesit deri 15°C, ndërsa ajo maksimale e ditës deri 29°C./portalb/