Site icon PORTALB

Ministria e Punëve të Jashtme shpall konkurs për 26 administratorë

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë

Ministria e Punëve të Jashtme njofton që prej sot është shpallur konkurs publik për punësim të 26 administratorëve (diplomatë, praktikantë dhe ndihmës dhe zyrtarë profesional, njofton Portalb.mk.

Konkursi publik, përveç në faqen e internetit të Agjencisë për Administratë është publikuar edhe në gazetat ditore “Nova Makedonija”, “Nezavisen Vesnik” dhe “Lajm” dhe i njëjti do të zgjatë 20 ditë që nga dita e publikimit.

Nga MPJ paraprakisht janë deklaruar se konkurrentët do të zgjedhen sipas parimit të meritokracisë, gjithëpërfshirës dhe transparencës.

“I inkurajojmë që të paraqiten më shumë kandidatë që i plotësojnë kushtet për punësim. Informojmë se procedurat konkrete dhe fazat e ardhshme në procesin e selektimit të kandidatëve, do të bëhen vitin e ardhshëm, ndërkaq opinioni do të informohet në kohë dhe në mënyrë të saktë”, thonë nga MPJ.

Informata shtesë në lidhje me punësimet e reja do të mundeni që t’i gjeni në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, por edhe në profilin e MPJ-së në rrjetet sociale dhe faqen e internetit të Agjencisë së Administratës.

Exit mobile version