OJQ-të: Ndërmarrjet publike kanë më shumë funksionarë se punëtor, ndërkaq duan tani të kenë edhe zv/drejtorë

Instituti për Demokraci “Societas Civillis Shkup”, Qendra për Menaxhim me Ndryshime (QMN) dhe Qendra për Komunikime Civile QKC, reagojnë kundër iniciativës së grupit të deputetëve për ndryshimet e Ligjit për Ndërmarrje Publike, njofton Portalb.mk.

Organizatat civile reagojnë në lidhje me ndryshimet e Ligjit për Ndërmarrje Publike që sipas tij parashihet funksion i ri – zëvendësdrejtor dhe kërkojnë që i njëjti të tërhiqet.

“Ndryshimet e ligjit të këtij karakterit duhet të bëhen në analizë gjithëpërfshirëse, e cila do ta tregojë nevojën nëse me të vërtetë ka nevojë për kësi funksioni. Propozimi është në rend dite në Kuvend dhe nuk përmban analizë përkatëse. Logjika e këtyre ndryshimeve është e gabuar. Në fakt, kriteret ekzistuese për zgjedhjen e drejtorit, dhe tani edhe për zëvendësdrejtor, janë të ulëta dhe mundësojnë punësim të udhëheqësve të cilët nuk kanë përvojë”, thonë nga OJQ.

Sipas ligjit ekzistues, në të cilin drejtori, në mungesë të tij emëron të punësuar si zëvendësues, do të thotë mundësi më e madhe që dikush të marrë përvojë se si udhëhiqet ndërmarrja.

“Ekziston mungesë sistematike e transparencës gjatë zgjedhjes së drejtorëve që plotësisht i përforcon rreziqet nga klientalizmi politik. Implikimet financiare për këto pozita do të kushtonin rreth 2 milionë euro në nivel vjetor për qytetarët, duke e pasur parasysh se në shtet ekzistojnë 129 ndërmarrje publike. Nga të dhënat të cilat janë publikisht të qasshme, në 22 nga këto 129 ndërmarrje publike ka nga më pak se 10 të punësuar. Nëse merret parasysh se këto ndërmarrje publike përveç drejtorit kanë edhe bord mbikëqyrës dhe udhëheqës, ajo do të thotë se më i madh është numri i personave të emëruar dhe të zgjedhur, se sa numri i të punësuarve të cilët janë bartës të veprimtarisë, kjo do të thotë se në vend të bëhet racionalizim, gjegjësisht të zvogëlohet numri i funksioneve, po vendoset funksion plotësues”, thuhet në reagimin e OJQ-ve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button