Site icon PORTALB

Kamçev, Janakieski, Pandeleski dhe Bozhinovski mund të dalin nga paraburgimi, Mijallkov do të presë

Sasho Mijallkov

Sasho Mijallkov

Orce Kamçev, Mile Janakieski, Kiril Bozhinovski dhe Cvetan Pandelleski është e mundur të dalin nga paraburgimi sepse Prokuroria Speciale Publike (PSP) te gjykata kompetente ka dërguar mendim pozitiv, gjegjësisht propozon që masa e paraburgimit të zëvendësohet me masë më të lehtë, si paraburgim shtëpiak, transmeton Portalb.mk.

Deri tani Gjykata e Apelit nuk ka sjellë asnjë vendim pas këtyre kërkesave, por është e mundur që kjo të ndodhë gjatë ditës.

Këtë informatë për “Fokus” e kanë konfirmuar nga PSP-ja, nga ku potencojnë se për ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, ende nuk kanë dërguar mendim, ndërsa tjerat janë dërguar dje.

Nga atje shpjegojnë se deri tani nuk ka vendim nga Gjykata e Apelit se a do t’i hiqet masa e paraburgimit ndonjërit nga të dyshuarit.

PSP gjatë ditëve në vijim duhet të dërgojë mendim edhe për Mijallkovin, i cili ka dorëzuar garanci prej një milion euro që të dalë nga paraburgimi. Këtë vendim do ta sjellë Këshilli penal i Gjykatës Penale.

Exit mobile version