Site icon PORTALB

Gjermania do të kundërshtojë vendosjen e armëve bërthamore në Evropë

Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Heiko Maas

Gjermania do të kundërshtonte fuqishëm çdo lëvizje për të vendosur raketa të reja bërthamore në Evropë, nëse traktati kyç i kontrollit të armëve të periudhës së Luftës së Ftohtë do të hiqet, tha ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas për agjencinë DPA.

“Në asnjë rrethanë Evropa nuk do të bëhet një skenë për një debat riarmatosje. Vendosja e raketave të reja të mesme do të përballet me rezistencë të gjerë në Gjermani,” tha ai, transmeton REL.

Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar se do të tërhiqen nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Ndërmjetme Veprimi i vitit 1987, i cili ndalon Moskën dhe Uashingtonin që të vendosin në Evropë raketa tokësore me gamë të shkurtë dhe të mesme veprimi.

Exit mobile version