Site icon PORTALB

Negociatorët më 8 janar në Bruksel, pa Hashim Thaçin

Kosovë – Serbi

Ekipi Negociator në dialog me Serbinë u ftua sot në takim tek kryeparlamentari Kadri Veseli, bashkë me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeminsitrin Ramush Haradinaj.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja e bojkotuan këtë takim në të cilin të gjithë u deklaruan se nuk do të bisedohet për territore, transmeton Klan Kosova.

Nikoqiri i takimit, kryeparlamentari Kadri Veseli, tha se kosovarët shkojnë në dialog duke e pasur të qartë vendimin final.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, që nuk është pjesë e këtij ekipi shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetjen e tij dhe përmendi letrën që ka pranuar nga homologu i tij amerikan, Donald Trump.

Exit mobile version