Site icon PORTALB

Zaev paralajmëroi kthim të TVSH-së deri në 15% për qytetarët nga 1 korriku i vitit 2019

Zoran Zaev

Zoran Zaev

Kryeministri, Zoran Zaev mbrëmë në debatin televiziv në “24 Vesti”, në lidhje me ekonominë tha se pret që viti 2019 të jetë viti ekonomik për Maqedoninë, njofton Portalb.mk.

Vlerësimet e tij janë se Bruto Prodhimi Vendor (BVP) do të rritet në dy tremujorët e fundit dhe pret se do të vazhdojë të rritet deri në të paralajmëruarën prej 5%, deri në fund të mandatit. Optimizmin e arsyetoi me hapjen e integrimeve dhe bashkëpunimin rajonal.

Zaev e ka theksuar rritjen e këmbimit tregtar me Greqinë për 17% pas Marrëveshjes së Prespës. Ai tha se 2.5 herë është rritur intensiteti i kthimit të TVSH-së, ndërkaq po zbatohet politikë e drejtë ndëshkuese, pa shantazhe dhe trysni si më herët.

Ai paralajmëroi kthim të TVSH-së deri më 15% për qytetarët, nga 1 janari i vitit 2019, por edhe kushte për zvogëlimin e kamatave te bankat.

Exit mobile version