I akuzuari Mitko Çavkov nuk ka dorëzuar kërkesë për amnisti, konfirmoi sot avokati i tij Sashko Dukovski, transmeton Portalb.mk.
Në një deklaratë për media Dukovski tha se i akuzuari, ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov ka thënë se do ta dëshmojë pafajësinë e tij para gjykatës. Për ligjin për amnisti Dukovski tha se është caktuar me qëllim vepëm për persona të caktuar.
I pyetur si jurist se si e sheh qëndrimin e gjykatëses Dobrilla Kacarska e cila konsideron se nuk duhet të vendosë pas kërkesave të dorëzuara, avokati Çavkov tha se gjykatësja është në të drejtë me qëndrimin e saj në këtë rast.
Përveç Mitko Çavkovit, kërkesë për amnisti për ngjarjet e 27-prillit nuk kanë dorëzuar as të akuzuarit Jane Çento, Igor Jug dhe Dushko Lazarov.