Site icon PORTALB

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do t’i shkarkojë ministrat Ahmedovski dhe Qahil dhe do të zgjedhë të rinj

Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë për sot e ka caktuar seancën e 77 ku në rend të ditës janë propozimi i Qeverisë për shkarkimin e Aksel Ahmedovski nga funksioni ministër pa resor i angazhuar për implementimin e strategjisë për gjendje më të mirë të romëve në Republikën e Maqedonisë, dhe në vend të tij të zgjidhet Muzafer Bajram, transmeton Portalb.mk.

Kuvendi gjithashtu me propozim të Qeverisë, duhet ta shkarkojë Adnan Qahil nga funksioni i ministrit pa resor i angazhuar për investime të huaja në Qeverisë e Republikës së Maqedonisë dhe në vend të tij të zgjidhet Elvin Hasan.

Exit mobile version