Site icon PORTALB

Strategjia “Një shoqëri për të gjithë dhe ndërkulturalizmi”: Ulje e dallimeve etnike, sociale dhe ekonomike

Debati publik për strategjinë nacionale për konceptin "Një shoqëri për të gjithë dhe ndërkulturalizëm"

Në Qeverinë e Maqedonisë sot ka nisur përgatitja e strategjisë nacionale për konceptet “Një shoqëri për të gjithë dhe ndërkulturalizmi”, me të cilën parashihet t’i jepet fund ndasive etnike, urrejtjes dhe rrahjeve në ndërmjet qytetarëve. Do të mundësohet edhe krijimin e vendeve të reja të punës dhe luftimi i korrupsionit, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftoi kryeministri Zoran Zaev, qëllimi i kësaj strategjie është që t’i jepet fund mostolerancës, urrejtjes dhe rrahjeve në rrugë, shkollë dhe stadiume.

“Në konceptin “Një shoqëri për të gjithë”, toleranca dhe solidariteti janë vlerat tona. Këto janë elemente kryesore që t’i jepet fund padurueshmërisë, mostolerancës, urrejtjes, rrahjeve nëpër shkolla, në rrugë apo stadiume”, tha Zaev.

Kryeministri Zaev sqaroi, se me strategjinë bëhet përpjekje që “të largohet kultura etnocentrike, e izoluar, e kënaqur dhe e vetëkënaqur”, megjithatë ai tha se modeli që ndiqet nga Maqedonia ka për qëllim që njerëzit mos të ndahen më në “tanët” dhe “tuajit”.

“Modelin të cilin duhet ta ndjekë Maqedonia është që të fillojë me respektim të të gjitha komuniteteve. Ky model thirr që të ndërtojmë shtet në të cilin, komunitetet e ndryshme do të bashkëpunojnë, do të plotësohen dhe do të pasurohen ndërmjet vete. Qëllimi ynë është që t’i kujtojmë, por kur të mos kthehen në skenë politikat për krijimin e konflikteve, ku njerëzit i kanë ndarë në “tanët” dhe “tuajit””, tha Zaev.

Nga ana tjetër, ministra për Drejtësi, Renata Deskoska deklaroi se miratimi i strategjisë në fjalë, do të mundësojë standard jetësor më të lartë, duke krijuar vende të reja të punës dhe duke luftuar korrupsionin.

“Qëllimi ynë është që ta shndërrojmë identitetin në llozë për bashkëpunim, bashkëjetesë, tolerancë, që të mund më pas bashkërisht, duke i respektuar dallimet dhe duke bashkëpunuar, të bashkohemi në përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, duke krijuar vende të reja të punës, në ndërtimin e  institucioneve të fuqishme apartiake dhe me kapacitet të lartë, në krijimin  e një ambienti jetësor të shëndetshëm, dhe në ndërtimin e një kulture ku respektohen dhe vlerësohen dallimet dhe në luftën kundër korrupsionit”, tha Deskoska.

Këshilltari i kryeministrit për zhvillim të shoqërisë shumëetnike, ndërkulturaliste dhe komunikimeve ndërkulturaliste, Rubin Zemon njoftoi se nxitja e tolerancës do të realizohet nëpërmjet projekteve.

“Nëpërmjet projekteve do të punojmë në uljen e dallimeve etnike, sociale dhe ekonomike të komuniteteve”, tha Zemon.

Strategjia nacionale “Një shoqëri për të gjithë dhe ndërkulturalizmi” do të përfshijë shtatë fusha:

Debati publik për strategjinë nacionale për konceptin “Një shoqëri për të gjithë dhe ndërkulturalizëm”
Debati publik për strategjinë nacionale për konceptin “Një shoqëri për të gjithë dhe ndërkulturalizëm”
Exit mobile version