Site icon PORTALB

VMRO-DPMNE ka dorëzuar interpelancë për ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski

Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së ka dorëzuar interpelancë për punën e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ashtu siç tha koordinatori i partisë opozitare, Nikolla Micevski, interpelancën e dorëzojnë për shkak të paaftësisë dhe selektivitetit, me çka nuk e mbrojn interesin publik dhe të qytetarëve, njofton Portalb.mk.

“Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe MPB punon në mënyrë selektive, me direktiva të partisë, dhe jo për mbrojtje të interesit publik. Është rritur niveli i korrupsionit, sipas hulumtimit të fundit të “Transparensi Internashionall”. Qytetarët nuk kanë besim në Ministrinë, ndërkaq atë e tregon edhe raporti i “Eurobarometër” nga shtatori, sipas të cilit në MPB kanë besim vetëm 30% të qytetarëve, ndërkaq mbi 60% nuk kanë besim”, deklaroi Micevski në konferencë për shtyp në Kuvend dhe shtoi se këtë interpelancë e dorëzojnë që t’i shpëtojnë qytetarët dhe ta parandalojë përkeqësimin e gjendjes.

Në pyetje gazetareske nëse në interpelancë është vendosur edhe përgjegjësia për arratisjen e ish kryeministrit të dënuar, Nikolla Gruevski, Micevski tha se për atë do ta presin raportin e institucioneve.

“Kur të përgatitet raporti nga institucionet, për të cilin vetëm dëgjojmë se po punojnë, atëherë do ta tregojmë qëndrimin tonë. Fillimisht duhet të deklarohen institucionet”, tha Micevski.

Exit mobile version