Më shumë se 5,000 vetë dolën të protestojnë në Beograd të shtunën, ata protestuan kundër qeverisë dhe presidentit Aleksander Vuçiq.
Marshimi filloi drejt transmetuesit shtetëror serb RTS, e cila konsiderohej si përkrahëse e Vuçiqit – përpara se të shkonin në selinë e qeverisë.
Protestat, filluan si përgjigje ndaj rrahjes së politikanit të opozitës Borko Stefanoviç , po ato tani përfshijnë thirrje për llogaridhënie më të madhe dhe më shumë liri të fjalës.
Reporteri i Al Jazeera, në Beograd,Marko Subotiç, tha se numri i protestuesve këtë të shtunën ishte shumë më i madh se në javët e kaluar, transmeton Klan Kosova.
“Kjo ishte protesta më e madhe e qytetarëve sepse ato nuk janë të organizuara nga asnjë parti politike, por në të vërtetë janë organizuar nga disa figura publike dhe organizata studentore, megjithëse të mbështetur nga partitë e opozitës në Serbi”, tha Subotiç.
Më tej ai njoftoi se protestuesit do të vazhdojnë protestën të shtunën e ardhshme.
“Ata nuk pajtohen me gjendjen aktuale në Serbi, veçanërisht thonë se nuk ka liri të fjalës, sipas tyre udhëheqësit e opozitës, nuk dalin në televizionin kombëtar, duke përfshirë shërbimin publik të Serbisë “, deklaron Subotiç.