Site icon PORTALB

Phatooni e realizoi projektin “KNOW MACEDONIA” (VIDEO)

Faton Islami - Phatooni

Faton Islami - Phatooni

Vlogeri tetovar, Faton Islami ose siç njihet ndryshe Phatooni, prezentoi para publikut projektin më të ri të tij, KNOW MACEDONIA. Tre video të një formati të ri u prezentuan para publikut tetovar në Hapsirën Sociokulturore në Tetovë, më datë 20 dhjetor, njofton Portalb.mk.

KNOW MACEDONIA është një projekt i përbërë prej tre videove të një formati më ndryshe. Ky projekt u financua nga Ministria e Kulturës dhe u realizua në kuadër të manifestimit “Evropianët e rinj”.

“Ky format i videove është një format i ri i videove që po publikojmë. Në plan të parë nuk është komedia mirëpo informimi në mënyrë zbavitëse”, shkruan Phatooni në faqen e tij në facebook.

Videot që u prezentuan para publikut ishin: “Fshati prej guri”, “ Treni i përgjakur”, dhe “ Ballistët-më shumë se një tifo grup”. Këto video u inçizuan në qytete të ndryshme të Maqedonisë, si: Tetova, Kërçova dhe Kratova dhe nxorrën në pah histori interesante që janë bërë pjesë e identitetit të këtyre qyteteve. Në rrjetet sociale deri më tani është publikuar vetëm videoja “ Ballistët- më shumë se një tifo grup” e cila u inçizua në stadiumin e qytetit të Tetovës. Ju ftojmë ta ndiqni videon të cilën e gjeni këtu, ndërkaq videot tjera do publikohen në ditët në vazhdim.

Exit mobile version