Site icon PORTALB

“Maqedonia Bllokon”, me flamuj rus dhe me jelekë të verdhë marshon në Kërçovë (VIDEO)

Foto: TV 21

Siç u njoftua më parë, sot “Maqedonia-Blokon”, e kryesuar nga Janko Baçev, bllokon në Kërçovë në kuadër të aktiviteteve për protesta dhe bllokada jashtë Shkupit dhe për të parandaluar ndryshimin e Kushtetutës.

Momentalisht 15 deri në 20 persona me flamuj rusë dhe jelek të verdhë janë në lokalitetin Drugovë në Kërçovë, policia nuk e lejon bllokimin e plotë të rrugës kryesore

Pasi nuk u lejua bllokimi i plotë të rrugës, protestuesit filluan të marshonin përgjatë autostradës nga Drugovë në Kërçovë.

Marsi protestues po ecën normalisht me rritjen e pranisë së policisë.

Videoja është marrë nga TV 21

Exit mobile version