Site icon PORTALB

Maqedoni, Agjencia e ilaçeve konfirmoi ndalesën për “Medaxonin”

Barna

Agjencia e Ilaçeve si dhe Ministria e Shëndetësisë konfirmojnë informacionin e publikuar një ditë më parë në ALSAT se antibiotiku “Medaxon” i prodhuar në Qipro, emri gjenerik i të cilit është Ceftriaxone ndërsa njihet edhe si Lendacin, varësisht nga prodhuesi është tërhequr përkohësisht nga përdorimi. Siç njoftohet, një vendim i tillë ka ardhur si pasojë e denoncimeve se ky ilaç ka sjellë efekte serioze të padëshirueshme tek pacientët, por pa dhënë detaje se për sa raste bëhet fjalë dhe nëse ndonjëri ka përfunduar me pasoja fatale, transmeton Alsat M.

“Përkohësisht ndalohet përdorimi i ilaçit ndërsa sasia e mbetur e saj vendoset në karantin brenda institucioneve shëndetësore. Me datë 12 dhjetor inspektorë farmaceutik nga MALMED kanë marrë mostra nga disa seri të ilaçit “Medaxon” nga institucionet shëndetësore dhe të njëjtave do të ju bëhet analizë nëpër laboratoritë e autorizuara të Maqedonisë. Masa e propozuar “karantin” do të jetë në fuqi deri në marrjen e rekomandimeve shtesë nga ana e Agjencisë së Ilaçeve”- thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Exit mobile version