Gjorçev: Ikja e Gruevskit është bërë në marrëveshje me Zaevin, nëse jo atëherë Spasovski të jep dorëheqje

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev konsideron se ka dy variante si shpjegim për ikjen e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Sipas tij, me siguri bëhet fjalë për marrëveshje me pushtetin. Në të kundërtën, siç tha ai, njerëzit e parë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të japin përgjegjësi se pse nuk kanë pasur sukses ta ndalojnë këtë, transmeton Portalb.mk.

“Në lidhje me ikjen e Gruevskin ka dy variante. Ose bëhet fjalë për paaftësinë e MPB-së të kryesuar nga Oliver Spasovski, dhe me besimin e Zoran Zaev, ose bëhet fjalë për marrëveshje me pushtetin e  Zaevit, i cili për momentin është tregtari më i madh me drejtësinë e Republikës së Maqedonisë. Ose duhet të ketë përgjegjësi, kjo do të thonte dorëheqje të Spasovskit dhe të strukturave të MPB-së ose bëhet fjalë për marrëveshje politike dhe këtë qytetarët e Republikës së Maqedonisë duhet ta dinë. Shumica e qytetarëve, veçanërisht përkrahësit e Zaev dhe LSDM-së konsiderojnë se bëhet fjalë për marrëveshje politike”, deklaroi Gjorçev në intervistë për televizionin 21.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button