Site icon PORTALB

Gjykatësja Kacarska: Ligji i amnistisë është miratuar para kohe

Dobrilla Kacarska

Dobrilla Kacarska

Ligji selektiv për amnisti që do të përfshijë një pjesë të madhe të të akuzuarve për ngjarjet e “27-prillit”, është votuar në Kuvend, ndërsa së shpejti duhet të zbatohet edhe në praktikë. Megjithatë ende nuk është e qartë se kë do të përfshijë saktë. Sipas ligjit, çdo i akuzuar në afat prej pesë ditësh nga vënia në fuqi duhet të dorëzojë kërkesë deri te gjykata se duhet të amnistohet. Gjykata e sjell vendimin në afat prej pesë ditësh pas pranimit të kërkesës, por më parë mendim duhet të jep prokurorja publike, Villma Ruskovska, transmeton Portalb.mk.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska e cila e zhvillon procesin gjyqësor, për “Nezavisen Vesnik” deklaroi se ligji ka shumë paqartësi.

“Ligj të tillë deri tani nuk kemi pasur. Sipas meje asnjë fakt nuk është dëshmuar, nëse nuk dëshmohet në procedurë, për atë duhet njëherë të përfundojë procesi. Në këtë fazë nuk duhej të miratohet ligj të tillë dhe konsideroj se është miratuar para kohe”, tha Kacarska për “Nezavisen Vesnik”.

 

Exit mobile version