Site icon PORTALB

Sot në gjykimin e “27-prillit” do të jepen dëshmi nga Ninxha, Pepiq, Çavkov dhe Lazarov

Mitko Çavkov

Mitko Çavkov

Me dëshmitë shtesë të një pjese të të akuzuarve sot në Gjykatën Penale në Shkup do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27-prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Seancën e kaluar propozoi mbrojtja e të akuzuarve Kërste Mukoski, Mitko Çavkov, Dushko Lazarov, Munir Pepiq, Igor Jug dhe Aleksander Vasillevski.

Seancën e sotme duhet të jepen rreth qindra audio bisedime dhe fotografi të propozuar nga Ninxha nëse do të dorëzohen nga Prokuroria, ndërsa paraqitja e dëshmive të Çavkov, Lazarov dhe Pepiq varet se a do të lejohet deklarimi i tyre.

Procesi gjyqësor e udhëheq gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Vilma Ruskoska dhe Ivana Trajçevska.

 

 

Exit mobile version