Site icon PORTALB

Rrahje në Kërçovë, një person është lënduar

Rrahje , foto ilustrim

Ilustrim

Një person është lënduar në një rrahje që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 3:40 në një objekt hotelerie në fshatin Zajas të Kërçovës, transmeton Portalb.mk.

Nga policia informojnë se zënka verbale mes K.L. (32) nga fshati Kolibar dhe U.Z (38) nga Kërçova, ka kaluar në rrahje. K.L. ka marrë lëndime trupore që janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës.

Stacioni policor në Zajas ka marrë masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe me pas do të ngrejë kallëzim përkatës penal.

Exit mobile version