Site icon PORTALB

Joao Cancelo u operua në gju, jashtë fushave deri në fund të janarit

Joao Cancelo

Juventusi e ka konfirmuar se Joao Cancelo e ka kryer një operim në gju me plot sukses, kështu që do të kthehet në fillim të vitit të ardhshëm.

Ka qenë vet trajneri Massimiliano Allegri i cili e ka konfirmuar sot se portugezi ka pasur një krisje të meniskut, duke e parashikuar se do të kthehet pas pushimit të dimrit në fund të janarit, transmeton Telegrafi.

“Sot, Joao Cancelo pas pësimit të një dëmtimi në gjurin e djathtë është futur në operim”.

Joao Cancelo në aksion . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Operacioni u krye nga profesor Roberto Rossi, një konsulent i Juventus dhe J-Medical, në prani të menaxherit shëndetësor të Juventusit, Dr. Claudio Rigo në Clinica Sedes Sapientiae dhe ishte plotësisht i suksesshëm”.

“Prej ditës së nesërme, Cancelo do të fillojë kujdesin rehabilitues”, njofton faqja zyrtare e Bianconerëve.

Joao Cancelo . (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Ai do të mungojë në ndeshje ndaj Torinos, Romës, Sampdorias dhe Atalantës.

Cancelo mund të rikthehet për 90 minuta në ndeshje ndaj Chievos në janar të vitit 2019.

Exit mobile version