Site icon PORTALB

BE-ja, qëndrim të njëjtë sikurse NATO për FSK-në

Flamuri i Bashkimit Evropian (BE)

Flamuri i Bashkimit Evropian (BE)

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Bashkimit Evropian, përgjegjëse për Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar që BE-ja ka të njëjtin mendim me NATO-n që mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës mund të ndërrohet vetëm përmes procesit gjithëpërfshirës dhe gradual, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, shkruan REL.

“Bashkimi Evropian pret që Kosova të vazhdojë të mbajë obligimet e veta që dalin nga Marrëveshja e Parë, që është arritur në prill të vitit 2013 në Bruksel, si dhe aranzhimeve të saj të sigurisë”, ka theksuar Kocijançiq.

Vendimi i Kuvendit të Kosovës që FSK-ja të ketë kapacitete ushtarake nuk u mirëprit nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Exit mobile version