Vallë nëse kontrolli i përshtatshmërisë dhe miratimi i gjykatësve në Shqipëri e afron shtetin ndaj UE?

Procesi i kontrollit nuk duhet të fillojë nga sistemi gjyqësor, por nga përfaqësuesit ekzekutiv dhe nga anëtarët e parlamentit, jo vetëm të atyre që sot janë në pushtet, por edhe të atyre që me vite e kanë udhëhequr vendin. Hetimi i pronës dhe të punës së nëpunësve qeveritar dhe të deputetëve do të ndikojë fuqishëm në mbarë shoqërinë dhe ajo që është më me rëndësi, fuqishëm do ta godas mentalitetin e të paprekshmëve.

Fundi i shekullit të kaluar ishte moment i rëndësishëm historik për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, si dhe më gjerë. Të gjithë qytetarët e këtyre vendeve kishin mallëngjim që ti lënë pas vetes rrëfimet e përgjakshme të trashëguara nga sistemet diktatoriale dhe të kthehen kah ardhmëria evropiane. Nga ana tjetër, ndërkaq, bashkë me zhvillimin multidimensional që Shqipëria e arriti gjatë viteve të kaluara, korrupsioni në nivele të ndryshme të pushtetit shtetëror është njëra nga pengesat më të mëdha për integrimin në UE. Sistemi gjyqësor është një nga fushat të cilat janë më të prekura nga kjo dukuri.

Avancimi që e arriti Shqipëria gjatë këtyre viteve është i pamohueshëm, por vlen të përmenden obligimet që shteti shqiptar është i detyruar ti përmbush për t’u siguruar qytetarëve të vet standarde të jetës të ngjashme me ato të vendeve të zhvilluara. Me kalimin e viteve, Shqipëria e konsolidoi pozicionin e vet në rajonin, duke u bërë faktor i rëndësishëm dhe faktor i stabilitetit. Shqipëria është anëtare e NATO-s nga 1 prilli i vitit 2009 dhe kontributi i saj për Aleancën njihet nga partnerët. Marrëveshja për stabilizim dhe asociim me Unionin Evropian në Luksemburg u nënshkrua në fillim të qershorit të vitit 2006. Në korrik të vitit 2014, Shqipëria zyrtarisht e fitoi statusin e vendit kandidat për UE. Së shpejti pritet dritë e gjelbër për fillim të negociatave për anëtarësi fuqiplote në Unionin Evropian.

Vendet ballkanike vuajnë nga të njëjtat probleme

Duke pasur parasysh avancimin e përmendur më lartë, e iniciojmë pyetjen a janë qytetarët shqiptarë të kënaqur nga ngjarjet e këtilla? A mund të bënin autoritetet shqiptare më tepër për ti realizuar dëshirat e qytetarëve të vet?

Përgjigja është e thjeshtë: autoritetet shqiptare nuk arritën ta nxjerrin vendin nga tranzicioni i zgjatur politik, social dhe ekonomik. Vetëm 34 përqind nga qytetarët shqiptarë kanë besim në qeverinë e vet.

Në fakt, kjo situatë duket se nuk dallon nga ajo në vendet tjera në rajonin. Ngjashëm është edhe në Kosovë, Maqedoni, Serbi, mal të Zi e kështu me radhë. Por, situata e tyre nuk e sqaron gjendjen në Shqipëri, e cila shfrytëzohet si  justifikim i përbashkët nga politikanët shqiptarë për tu arsyetuar mungesa e avancimit në krahasim me vendet finje.

Krahas shumë vështirësive, shkalla e lartë e korrupsionit është njëri nga problemet kryesore me të cilin ballafaqohet vendi. Në atë pikëpamje, sipas raportit të “Transparensi interneshënell”, për vitin e kaluar, Shqipëria është e ranguar në vendin e 91-të, me 38 pikë. Në raport me rajonin e Ballkanit, ajo është më e mirë vetëm se nga Maqedonia dhe e ndan të njëjtin pozicion me Bosnjë e Hercegovinën. Shumë raporte për gjendjen aktuale tregojnë pothuajse vlerësime të njëjta. Kjo gjendje dhe shumë probleme të tjera e nxitën dëshirën e qytetarëve shqiptarë ta braktisin  vendin e vet dhe të bëjnë përpjekje të gjejnë ardhmëri më të mirë në vendet perëndimore. Sipas anketës së bërë nga Këshilli për bashkëpunim rajonal në verën e vitit 2018,  43 përqind nga popullata shqiptare dëshiron ta braktis Shqipërinë.

Dali proverkata na podobnost i odobruvanjeto na sudii vo Albanija ja priblizuva drzavata kon EUBurim: albanianfreepress.al

Niveli i lartë i korrupsionit dhe procesi i kontrollit në gjyqësor

E vërtetë e pakontestueshme dhe e pranuar gjerësisht mes qytetarëve shqiptarë është se korrupsioni ekziston në nivele të ndryshme të administratës shtetërore, dhe në sektorë të caktuar siç janë: arsimi, mbrojtja shëndetësore, policia dhe në të gjitha nivelet e administratës. Prania e korrupsionit nuk është dukuri që vërehet në mënyrë sporadike, por duket se është instaluar një sistem si tërësi, ndërsa të gjitha përpjekjet për tu penguar ose së paku për tu minimizuar sikur paraprakisht të jenë të dënuara që të mos kenë sukses.

Si kusht i obligueshëm i parashtruar nga UE për integrimin e vendit në familjen evropiane, politika shqiptare filloi një ndërmarrje të rëndësishme qëllimi i të cilës është reformim në sistemin gjyqësor me miratim të ligjeve për kontrollim të përshtatshmërisë  dhe miratim të gjykatësve dhe të prokurorëve në të gjitha nivelet. Kjo reformë zbatohet nën të ashtuquajturin titull “Kontrollim në drejtësinë”. Kontrolli shpesh herë ështëmekanizëm i qëndrueshëm institucional për demokraci në tranzicion, ndërsa qëllimi është të vlerësohet përshtatshmëria e gjykatësve dhe të prokurorëve për funksion publik. Një nga qëllimet kryesore të kësaj mase reformuese është që të fuqizohet integriteti dhe përgjegjësia në sektorin publik dhe të kthehet besimi në institucionet shtetërore dhe në qeverinë.

Sistemi i sigurisë dhe besueshëm i drejtësisë do të japë kontribut të madh për zhvillimin e vendit. Ky proces konsiderohet si thelbësor për zbatimin e reformave gjyqësore, sepse sistem i pavarur dhe i paanshëm juridik ndikon në sundimin e ligjit dhe është armë kryesore për luftë kundër korrupsionit në të gjitha nivelet e administratës. Por, shkaqet për brengosje janë të tjera. A duhet të fillojë sistemi i kontrollit në sistemin gjyqësor?

Siç përmendëm më lartë, korrupsioni është i pranishëm në tërë sistemin shtetëror. Në krye të këtij sistemi qëndrojnë shtylla ekzekutive dhe ligjvënëse e pushtetit. Pa marrë parasysh se nuk flitet publikisht, në vendet në tranzicion është mirë e njohur se nga këto dy shtylla të pushtetit caktohen persona të shumtë jo vetëm në sistemin gjyqësor, por edhe në çdo nivel të administratës publike. Pas çdo ndërrim të pushtetit, bendi pësonte ndërrim  të administratës së mëparshme me ushtarë partiak, ndërsa disa prej tyre vendin e  vet e gjenin edhe në nivelin e sistemit jurisprudencës. Kjo dukuri, gjithashtu, e stimulon varësia e strukturës së të gjitha sistemeve shtetërore nga pushteti ekzekutiv. Pikërisht kjo e stimulon idenë se procesi i kontrollit nuk duhet të fillojë nga sistemi gjyqësor, por nga përfaqësuesit ekzekutiv dhe anëtarët e parlamentit, madje jo vetëm të atyre që sot janë në pushtet, por edhe të atyre që me vite e udhëhiqnin vendin. Hetimi i pronës dhe të punëve të nëpunësve shtetëror dhe të deputetëve do të ndikojë fuqishëm në tërë shoqërinë dhe ajo që është më me rëndësi, fuqishëm do ta godasë mentalitetin e të paprekshmëve.

Varësisht nga zbatimi i kontrollit të interesave politike dhe jo-realiste, kjo reformë është e ballafaquar me shumë sfida dhe vështirësi. Ligji për kontroll u miratua, hyri në fuqi dhe u përcoll me shumë vërejtje. Por, për shkak të presionit nga UE dhe SHBA, përkundër masave dhe kritereve për shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut (duke e marrë parasysh mendimin e Komisionit të Venecias), ligji u votua në parlamentin, me arsyetim se ajo është gjendje e jashtëzakonshme në gjyqësinë dhe mu për këtë shkak janë të nevojshme masa të jashtëzakonshme.

Ekzistojnë vërejtje se zbatimi i këtij ligji zhvillohet me një temp shumë të ngadalshëm përkundër pritjeve ndërkombëtare për implementim më të shpejtë.

Vërejtje ka edhe nga partitë politike, kryesisht nga opozita dhe nga shoqëria civile, që thonë se ligji zbatohet në bazë selektive, deri diku politike dhe jo-objektive, ndërsa kriteret dhe standardet kushtetuese nuk respektohet (Shqipëria është i vetmi vend i cili e përfshiu ligjin për procesin e kontrollit të Kushtetutës).

Ka vërejtje për cilësinë dhe standarde profesionale për anëtarët e komisioneve për kontroll, posaçërisht për Komisionin e Pavarur për kualifikime, të cilat në përgjithësi konsiderohen si persona pa kurrfarë përvoje në gjyqësinë, gjë e cila seriozisht i luhat standardet të dënimeve gjykimeve më kusht dhe të gjykimeve.

Këto kritika dhe shkaqe për brengosje e nxisin idenë se kjo reformë e drejtësisë vështirë se do të bëjë që sistemi ti përmbush standardet e UE, të cilat vendi ka ndërmend ti respektojë. Si pasojë e kësaj, kemi ngecje në formimin e institucioneve të reja të drejtësisë, siç janë Këshilli i lartë gjyqësor dhe Këshilli i lartë i prokurorisë. Më tej, janë parashtruar ankesa nga palët e prekura për aplikim të gjykatësve dhe prokurorëve për anëtarësi në Këshillin e lartë të drejtësisë dhe Këshillin e lartë të prokurorëve. Duket se kandidatët janë gjetur në momentin e fundit për të dy institucionet dhe ajo që është e papranueshme është fakti se nuk ka pasur zgjedhje nga më tepër kandidatë, por ka pasur një kandidat për një pozicion, me çka nuk ka mbetur asgjë vetëm se të votohet për kandidatin e ofruar. (Për një pozicion duhet të ketë më së paku dy kandidatë).

Konkluzë e përgjithshme është se mbizotëron mendimi se kontrolli së pari duhet të fillojë nga politikanët, ministrat qeveritar dhe deputetët dhe të vazhdojë më tutje me të gjithë bashkëpunëtorët, duke mos e harruar gjyqësorin si të dytën për kontroll.

Shkrimi është marrë nga Respublica.edu.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button