Site icon PORTALB

Veseli: Gjithçka gati për seancën për formimin e Ushtrisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, është kthyer sonte nga vizita zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa nesër do të hapë seancën plenare për votimin e ligjeve për formimin e Ushtrisë së Kosovës, transmeton Botapress.

Veseli gjatë vizitës në SHBA ka marrë përkrahjen e plotë për formimin e Ushtrisë së Kosovës si dhe për ndihma konkrete për ngritjen e kapaciteteve ushtarake.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Veseli ka pasur takime të rëndësishme në Pentagon, në Washington, New York dhe ka qëndruar në Shtetin e Iowa ku ka parë nga afër pajisjet ushtarake të cilat do ti ketë Ushtria e Kosovës

Exit mobile version