Site icon PORTALB

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Icardi zbuloi të ardhmen e tij

Mauro Icardi shënoi ndaj PSV-së të martën në Ligën e Kampionëve, por goli i tij nuk e ndihmoi Interin ta kaloi fazën e grupeve.

Mauro Icardi e shënoi golin e barazimit në xhiron e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, ndërsa Inter ka rënë në Ligën e Evropës. Sulmuesi argjentinas është shprehur shumë i dëshpëruar me mos-kualifikimin, por që u ka dhënë një lajm të madh tifozëve të skuadrës italiane, përcjell “lajmi.net”.

Icardi ka publikuar një mesazh tejet të madh në llogarinë e tij në Instagram, e që natyrisht se i ka gëzuar tifozët.

“200 paraqitje, 119 gola, vazhdojmë”, ka shkruar Icardi, ku shihet duke festuar para ‘Giusseppe Meazzas’.

Exit mobile version