Site icon PORTALB

Maqedoni, 33 doktorë të shkencave dhe 886 magjistra pa punë

Ilustrim

Gjithsej 33 doktorë të shkencave janë paraqitur si persona të papunë në Agjencinë për Punësim, tregojnë statistikat e fundit për muajin tetor. Deri më tani ky është numri më i madh i papunësuarve me këtë titull. Përveç kësaj, të papunësuar janë edhe 866 magjistra të shkencave, por edhe 11.000 persona me shkollë të lartë të mbaruar, njofton Portalb.mk.

Më së shumti, magjistrat e papunë janë të juridikut, ekonomikut, farmacisë, shkencave politike, por edhe të fushës të së drejtës financiare, filologjikut, marrëdhënieve ndërkombëtare, administratës publike, studimeve evropiane për integrim dhe komunikime, por edhe të fushave tjera.

Më së shumti doktorë të shkencave pa punë ka të fushës së pedagogjisë, punëve sociale, shkencave politike, shkencave ekonomike, filozofisë dhe shkencave filologjike.

Personave me tituj të lartë u ofrohet punë nëpërmjet programeve të ndryshme për punë, por shpesh herë i refuzojnë pasi që vlerësojnë se nuk u është ofruar puna përkatëse për shkollimin e tyre.

Exit mobile version