Site icon PORTALB

Turqia ka dërguar përforcime në kufirin me Sirinë

Foto:AA

Turqia ka dërguar automjete të blinduara dhe transportues personeli për të përforcuar njësitë në kufirin me Sirinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Përforcimet janë dërguar në provincën kufitare Kilis në jug të Turqisë nga njësi të ndryshme, ndërsa konvoji përfshinte edhe mauna me obusë dhe tanke.

Automjetet janë transferuar nën masa të sigurisë të xhandarmërisë turke.

Exit mobile version