Site icon PORTALB

Studentët shtojnë një kërkesë: Të hiqen procedimet penale

Protesta e studentëve në Tiranë

Protesta e studentëve në Tiranë

Studentët e universiteteve publike vijojnë të refuzojnë ftesat e përsëritura të kryeministrit Edi Rama për dialog, në mënyrë që të gjendet zgjidhje për 8 kërkesat e tyre, njofton Top Channel.

Por, krahas pikave të renditura prej ditësh, të rinjtë kërkojnë që të hiqen procedimet penale për 25 personat që po hetohen për tubim të jashtëligjshëm.

Studentët kanë paralajmëruar se ditën e nesërme protesta do të zhvendoset para Parlamentit, aty ku dhe do të mbahet seanca parlamentare e së enjtes.

Ndërsa sot, të rinjtë janë ndarë në dy grupe, para Ministrisë së Arsimit dhe para Kryeministrisë.

Exit mobile version