Site icon PORTALB

Zëvendësi i Pompeos, Xhon Salivan, javën e ardhshme vjen në Shkup

Xhon Salivan

Xhon Salivan

Zëvendës ndihmës sekretari i Stejt Deartamentit, Xhon Salivani, prej sot në tetë ditët e ardhshme, do të vizitojë disa metropole evropiane, në mesin e të cilave javën e ardhshme do të qëndrojë edhe në Shkup, njofton Portalb.mk.

Ndihmësi i shefit të diplomacisë amerikane, përveç Shkupit do të qëndrojë edhe në Bratisllavë, Vjenë, Sofje, Sarajevë dhe Varshavë.

Salivan në Shkup do të arrij më 18 dhjetor, si funksionar më i lartë i Stejt Departamentit i cili vjen në vizitë zyrtare në Shkup që nga viti 2001. Në Shkup, Salivan pritet që të diskutojë për çështjet rajonale, por sipas paralajmërimit nga Stejt Departamentit dhe t’i inkurajojë autoritetet e Maqedonisë që të vazhdojë e reformat në vend dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, nga qershori i këtij viti.

Gjatë kohës së vizitave të shkurtra në destinacionet evropiane, ai do të ketë takim edhe me personelet e ambasadave në çdo vend, por edhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit si dhe shoqërisë civile.

Exit mobile version