Site icon PORTALB

Veljanoski: As kam menduar, as i kam thënë dikujt që t’i hapë dyert e Kuvendit më 27 prill

Trajko Veljanoski

Trajko Veljanoski

Ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, sot në Gjykatën Penale ka dëshmuar për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë, ai a mohuar se ka komunizmin nëpërmjet porosive me të cilat dëshmohet se ai ka dhënë urdhra për ndodhitë në atë ditë, njofton Portalb.mk.

“As kam menduar, as i kam thënë dikujt që t’i hapë dyert në Kuvend. Si udhëheqës e kisha të rëndësishme që në bazë të Rregullores të fillojë dhe të mbarojë seanca dhe të zgjedhet kryetari”, theksoi Veljanoski, në përgjigjen e parashtruar nga i akuzuari Nikolla Mitrevski – Kolo.

Sipas tij, kryetari aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi, është zgjedhur në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit pasi që ai e ka ndaluar seancën dhe vazhdimi i saj është caktuar për në orën 11.

Në dëshminë e tij përpara Gjykatës, ai theksoi se në atë ditë seancën e ka ndaluar në orën 18 pas së cilës ka shkuar në Kabinetin e tij ku ka qëndruar deri në fund. Ai ka refuzuar që të evakuohet në dhomë speciale për evakuim.

Exit mobile version