Site icon PORTALB

Maqedoni, të mërkurën do të mbahet mbledhja e nëngrupit për pajtim nacional

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë

Grupi ndërpartiak për pajtim, reforma dhe integrim në Kuvendin e Maqedonisë së Republikës së Maqedonisë, takimin e radhës do ta mbajë të mërkurën, kanë paralajmëruar anëtarët e grupit, njofton Portalb.mk.

Takimi i sotëm i nëngrupit për pajtim është ndërprerë, për shkak të informacioneve të reja për të cilat janë të nevojshme konsultime shtesë në lidhje me zgjidhjen ligjore për amnisti të një pjese të të përfshirëve në ngjarjet e Kuvendit më 27 prill të 2017-s.

Kryesuesi i kësaj nëngrupe, Zeqir Ramqilloviq tha se do të njoftojë në mënyrë shtesë për vazhdimin e mbledhjes në të cilën duhej të përpilohej propozim-ligji për amnisti.

Në takimin e sotëm të nëngrupit ka marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

LEXO: Maqedoni, e paqartë se me ligjin për amnisti do të falen vetëm deputetët e VMRO-DPMNE-së
LEXO: Takimi Xhaferi – Mekalister – Flekenshtejn: Zgjidhja ligjore për pajtim nacional mos t’i tejkalojë vijat e kuqe të sundimit të së drejtës
LEXO: Deputetja Aleksandrova: Në fund të javës do të jetë gati propozim ligji për pajtim nacional

Deputetja Emilija Aleksandrova ka përsëritur qëndrimin e thënë kohë më parë, se pa përfunduar procesi i reformave, i integrimit dhe i pajtimit, nuk do të dihet edhe qëndrimi i tyre se i takon votës në fazën e fundit të ndryshimeve kushtetuese për të cilën nevojiten 2/3 e votave “për” e që duhet të përfundojë në janar të vitit 2019.

LEXO: Deputeti i LSDM-së Kostadinov: Mickoski kërkon amnisti që t’i shpëtojë të afërmit e tij

Exit mobile version