Sportelet tatimore të Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) do të jenë të hapura për qytetarët edhe sot që të munden të regjistrohen për konceptim e ri të paraqitjes së tatimeve vjetore që do të fillojë të aplikohet që nga 1 janari i vitit të ardhshëm, njofton Portalb.mk.
Sportelet tatimore janë hapur në ora 8:00 dhe do të punojnë deri në orën 14:00.
Obligim për regjistrim në sistemin elektronik e-tatim personal ka çdo person fizik i cili gjatë vitit 2018 ka realizuar të ardhura në çfarëdo baze (rrogë, regres për pushim vjetor, të ardhura nga qiraja, nga fitimet e lojërave të fatit, nga jashtë dhe të ardhura tjera të cilat tatimohen me ligjin për tatkim persona).
Linkun për paraqitje elektronike mund ta gjeni: KËTU.