Site icon PORTALB

Ibrahimoviç komentoi në mënyrën e tij, fituesin e Topit të Artë

Dënohen Ibrahimovich dhe Lazio

Zlatan Ibrahimoviç është gjithnjë në faqet e para të mediave dhe kur këtë nuk arrin ta bëjë duke luajtur futboll, ia del ta bëjë duke folur për sportin ku ka bërë karrierë, raporton Supersport.al.

Menjëherë sapo është njohur me fituesin e Topir të Artë, që ishte kapiteni i Kroacisë dhe mesfushori i Realit të Madridit, Luka Modriç, sulmuesi suedez ka lëshuar një deklaratë në rrjetet sociale, ku ka thumbuar disa personazhe të botës së futbollit.

“Tani e dimë se ka qenë Perez që ka luftuar me Messin në garën për Topin e Artë dhe jo Ronaldo”, shkroi gjiganti suedez, duke thumbuar në të njëjtën kohë Modriçin, Ronaldon dhe vetë presidentin e Realit të Madridit.

Exit mobile version