Site icon PORTALB

MPJ e Kosovës thotë se ka qenë cak i sulmit kibernetik

Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës

Ministria e Jashtme e Kosovës njoftoi përmes një postimi në Twitter se ka qenë cak i një sulmi kibernetik.

“Autoritetet përkatëse janë përgjigjur dhe janë duke punuar për të mbajtur sistemin e komunikimit të sigurt dhe në funksion. Hetimet e para tregojnë se burimet e sulemve kanë ardhur nga Serbia dhe Bosnja”, tha MPJ në Twitter, përcjell REL. 

Më herët, zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi, tha për Radion Evropa e Lirë se të gjitha ueb-faqet janë në rregull dhe se tash për tash nuk vërehet ndonjë ndryshim në to.

Exit mobile version