Justin Trudeau: Arrestimi i drejtoreshës së Huaweit nuk ka qenë për motive politike
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka thënë se qeveria e tij nuk kishte përfshirje në arrestimin e drejtoreshës të gjiganti të teknologjisë kineze Huawei, Meng Wanzhou, transmeton Klan Kosova.
Vajza e themeluesit të Huawei u arrestua në Vankuver, më 1 dhjetor.
Kina kërkoi lirimin e saj dhe e quajti arrestimin një shkelje të të drejtave të njeriut. Duke folur me gazetarët në Montreal, Trudeau tha se qeveria e tij ishte njoftuar për arrestimin e saj disa ditë më parë.