Site icon PORTALB

MotoGP, rregull i ri për motoçiklistët që kalojnë cakun pa motoçikletë

Ilustrim

MotoGP pritet të shpall zyrtarisht një rregull të ri, për mënyrën se si do të klasifikojë motoçiklistët të cilët do të kalojnë vijën e cakut të ndarë nga motoçikleta e tyre, duke e shfuqizuar rregullin e deritanishëm, në bazë të të cilit, për t’u llogaritur si përfundues i garës, ngasësi i motoçikletës duhej të ishte mbi motoçiklëtën e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç bëhet e ditur, rregulli i ri ka marrë ‘dritë jeshile’ në mbledhjen e fundit të Federatës Ndërkombëtare të Motoçiklizmit, (FIM) e cila në një kumtesë të publikuar thotë se nga viti 2019, ngasësit do të klasifikohen si përfundues, pavarësisht nëse ai, ose motoçikleta e tij kalon vijën e cakut duke qenë të ndarë.

“Më parë, në mënyrë që garuesi të kualifikohej si përfundues i garës, duhej të ishte në kontakt me motoçikletën e tij gjatë kalimit të vijës së cakut”, thuhet në kumtesën e FIM-it për vendimin në fjalë, i cili është marrë nga situatat në të kaluarën, kur nga shkaku i aksidenteve, garuesit kanë kaluar vijën e cakut të ndarë nga motoçikleta e tyre, me çka nuk është llogaritur si përfundues i garës.

“Në të ardhmen, koha e përfundimit (të garës) do të përcaktohet nga pjesa e parë ngasësit ose motoçikletës, varësisht kush kalon vijën e cakut”, thuhet në njoftimin e Federatës Ndërkombëtare të Motoçiklizmit.

Exit mobile version