Site icon PORTALB

Detaje nga propozim-ligji për regjistrimin e popullsisë: Nuk do të ketë grafë për përkatësinë etnike (DOKUMENT)

Shkupi per lajm kryesor, qytetar, banor, Maqedoni

Foto ilustrim, Ura e Gurit, Shkup

Nuk do të ketë grafë për përkatësinë etnike dhe fetare gjatë regjistrimit të popullsisë i cili do të mbahet prej 1 deri më 21 prill të vitit 2020, shkruan Portalb.mk.

Ministria e Drejtësisë e ka publikuar propozim-ligjin për regjistrim të popullsisë, amvisërive dhe banesave, ndërkaq ashtu siç u paralajmërua, sipas të njëjtit nuk parashihet që gjatë regjistrimit të regjistrohet përkatësia etnike dhe fetare e popullsisë. Në kategorizim nuk është vendosur as edhe gjuha që qytetari flet, ndërkaq mund të jetë e përfshirë në kategorinë e të dhënave për karakteristikat kulturore.

Propozim-ligji është përgatitur nga Enti Shtetëror për Statistika, i cili është dhe organizator dhe zbatues i regjistrimit, por pasi që ajo ligjërisht nuk ka mundësi që të propozojë ligj, e ka publikuar Ministria e Drejtësisë.

Portalb.mk, ju sjellë detaje të propozim-ligjit

Për personat që do të përfshihen në regjistrim do të sigurohen të dhëna për:

Me regjistrimin e amvisërive do të mblidhen të dhëna për karakteristika të amvisërive dhe familjeve të personave të përfshira me regjistrim dhe kushtet e banimit.

Për regjistrim të banesave do të mblidhen të dhëna për karakteristikat e banesave dhe ndërtesave ku ata ndodhen.

Sipas të njëjtit thuhet se të dhënat e mbledhura nga regjistrimi do të shfrytëzohen për:

Regjistrimi do të kryhet me përdorimin e kompjuterit të lëvizshëm, me aplikacion të veçantë, gjatë së cilës aplikohen masa teknike dhe organizuese në pajtueshmëri me dispozitat për mbrojtje të të dhënave personale, transmeton Portalb.mk.

Me regjistrimin do të përfshihen:

Në regjistrim nuk do të përfshihen:

Diaspora

Për personat-shtetas të Maqedonisë të cilët janë për punë të përkohshëm ose qëndrim jashtë vendit do të mundësohet që vetë të regjistrohen në periudhën prej 15 mars deri më 31 mars 2020 në aplikacionin e veçantë e cila është ueb-faqen e Entit Shtetëror për Statistika, gjatë së cilës në mënyrë të detyrueshme aplikohen masat teknike dhe organizuese në pajtueshmëri me dispozitat për mbrojtjen e të dhënave personale.

Për regjistrimin do të harxhohen 522.751.000 denarë, ose mbi 8.1 milion euro.

Ky propozim ligj duhet që të hyjë në fuqi pasi që të miratohet në Kuvend, por sipas paralajmërimeve mund të pësojë ndryshim, sidomos në pjesën e mungesës së grafës së përkatësisë etnike të qytetarëve të Maqedonisë, pasi që ashtu siç shkruaji Portalb.mk, shumica e partive kërkojnë që gjatë regjistrimit të popullsisë duhet që të regjistrohet edhe përkatësia etnike e popullatës.

Në këtë fazë, deri më 19 dhjetor, të gjithë kanë të drejtë të japin sugjerime dhe vërejtje për propozim-ligjin, të cilat do të duhet të merren parasysh për versionin final të propozim-ligjit. Pas kësaj, i njëjti do të duhet të dorëzohet në Qeveri për miratim, ndërkaq më pas nëse Qeveria e miraton dërgohet për procedurë parlamentare. Regjistrimi i fundit i popullsisë Maqedoni u realizua në vitin 2002, ndërkaq në vitin 2011 u fillua, por nuk u realizua.

Propozim-ligjin e plotë Portalb.mk, ua sjellë më poshtë.

Exit mobile version