Site icon PORTALB

Ministri Filipçe për mbrojtjen nga ndotja e ajrit: Të sëmurit kronikë dhe fëmijët do të fitojnë maska falas

Ajri i ndotur - Shkup, FOTO: Robert Atanasovski

Shkup, FOTO: Robert Atanasovski

Dje nuk dihej shifra, por sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se 43 mijë individë të sëmurë kronikë do të fitojnë maska falas nga Ministria si masë mbrojtëse nga ndotja e ajrit në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

“43.000 të sëmurë kronik falas do të fitojnë maska për mbrojtje nga ndotja e ajrit. Përskaj atyre, si grup i rrezikut, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe konsideron se maska duhet të fitojnë edhe fëmijët, por ende punohet në verifikimin e numrit të tyre dhe mënyrës se di do të shpërndaheshin”, tha Filipçe.

Furnizimi i maskave do të bëhet, edhe pse ministri Filipçe me Ministrinë e Ambientit Jetësore dhe Planifikimit Hapësinor kanë vërtetuar se: “Nuk janë zgjidhje e problemit, por se sërish janë njëfarë forme e mbrojtjes”.

Exit mobile version