Site icon PORTALB

Irani do të vazhdojë testet me raketa – thotë zëdhënësi ushtarak

Flamuri iranian

Një zëdhënës ushtarak iranian ka bërë të ditur se Irani është dukë zhvilluar testet me raketa në mënyrë që t’i ndërtojë aftësitë e mbrojtjes dhe parandalimit.

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka shprehur shqetësimin se shteti iranian është duke testuar raketa balistike me rreze të mesme veprimi, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Veprim ky që sipas Pompeos, i shkel marrëveshjet ndërkombëtare mbi programin bërthamor të Teheranit.

“Testet raketore … janë zhvilluar për të mbrojtur vendin dhe ne do të vazhdojmë me këtë”, ka thënë gjenerali iranian, Abolfazl Shekarchi.

Exit mobile version