Agjencia për Ushqim dhe Veterinari informon se ka dërguar shkrim me këkesë te të gjitha komunat që të cilat kanë obligim ligjor për vendosjen e sistemit përkatës për kontrollim të qenve endacak, transmeton Portalb.mk.
“Nga ana e veterinarëve zyrtarë janë duke u bërë kontrolle se a kanë miratuar plan dhe program vetëqeverisjet lokale për kontroll të qenve endacak dhe në cilën fazë të realizimit janë në pjesën e ndërtimit të strehimoreve të qenve endacak”, theksojnë nga Agjencia.
Agjencia theskon se me kontrollet është konstatuar parregullsi te një pjesë e komunave dhe afati i dhënë për largimin e tyre, që nëse nuk veprohet sipas rregullave, në pajtim me kompetencat ligjore, Agjencia do të shqiptojë edhe dënime.