Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Fierit, ku një çift bashkëshortësh janë qëlluar me armë nga fqinji i tyre.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen Apolonia, dhe shkak ka qenë sherri që kanë pasur për pagesën e ashensorit. Ndërkohë që plumbat nuk i kanë kursyer jetën njërit prej bashkëshortëve, Nasi Mema.
Gruaja e tij Anxjelina Mema, mbeti e plagosur nga sulmi, ndërkohë që forcat e policisë që kanë mbërritur në vendngjarje.
Blutë e Fierit shtojnë se autori dyshuar është shtetasi Orjon Toro, 30 vjeç. Grindja mes çiftit dhe fqinjit 36-vjeçar, Orjon Toro, ka nisur që ditën e djeshme ndërsa përfundoi tragjikisht me përdorimin e kallashnikovit në orët e para të pasdites së sotme. Hetimet vazhdojnë.