Site icon PORTALB

Skandal: Prokurorët dy vite janë përgjuar nga qendra telefonike në prokurori

Lubomir Joveski

Lubomir Joveski

Dy vite prokurorët të cilët prej se janë zhvendosur në objektin afër urës së Vardarit janë përgjuar, gjegjësisht bisedat që i kanë bërë në telefonat fiks janë incizuar në dy hard disqe, transmeton Portalb.mk.

Në objektin e Barokut janë zhvendosur Prokuroria Publike Republikane, Prokuroria Themelore Publike dhe Prokuroria e Lartë Publike, që do të thotë se i kanë dëgjuar bisedat e prokurorëve që punojnë në këto prokurori, në numër rreth 70.

Biseda e parë është prej 30 shtatorit të vitit 2016, ndërsa e fundit deri dje.

Këtë informatë shokuese, sot në takim me gazetarët e ndau prokurori republikan publik Lubomir Joveski, i cili theksoi se kanë hapur procedurë parahetimore.

Prokurori shpjegoi se do të hetohet se bisedat e incizuara a janë dërguar jashtë Prokurorisë.

Qendra për telefonata fikse është instaluar në vitin 2013,  dhe për këtë shkak do të hetohet se a është furnizuar pajisja me opsionin për incizim që atëherë, ose është bërë më pas.

Gjithashtu do të kontrollohet se a është përgjuar edhe komunikimi fiks i prokurorëve të Prokurorisë për Krim të Organizuar, të cilët janë zhvendosur në ndërtesë tjetër.

Exit mobile version