Site icon PORTALB

Parlamenti Evropian kërkon nga pesë shtete ta njohin Kosovën

Parlamenti Evropian (PE)

Parlamenti Evropian ka votuar një mocion me të cilin bëhet thirrje ndaj pesë vendeve të Bashkimit Evropian – Spanjës, Sllovakisë, Rumanisë, Greqisë dhe Qipros që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Në tekstin e këtij mocioni thuhet se “njohja do të ishte e dobishme për rivendosjen e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Larepublica.cat, përcjell Klan Kosova.

Ky dokument është votuar me 393 vota për, 138 kundër dhe shtatë abstenime.

Exit mobile version