Site icon PORTALB

Ndërroi jetë kryeredaktori i Enciklopedisë Maqedonase që i fyente shqiptarët

Bllazhe Ristovski,

Bllazhe Ristovski,

Ka ndërruar jetë në moshë 87 vjeçare ish-kryeredaktori i Enciklopedisë Maqedonase, akademiku ultranacionalist Bllazhe Ristovski, njofton Portalb.mk.

Ristovski ishte anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) që nga viti 1996.

Ristovski do të kujtohet për qëndrimet e tij fyese ndaj shqiptarëve nëpërmjet Enciklopedisë skandaloze në vitin 2009, kur me pushtetin udhëhiqte kryeministri i atëhershëm, Nikolla Gruevski.

Në atë enciklopedi, shqiptarët ishin quajtur si barbarë të cilët vinin nga malet e veriut të Shqipërisë dhe uzurponin tokat maqedonase gjatë viteve të shekullit VII.

“Prejardhja e shqiptarëve të Maqedonisë është nga Veriu i Shqipërisë, fisi i gegëve dhe vendosja e tyre fillimisht ishte nëpër qytetet si Tetovë e Gostivar, të cilët me ndihmën e bandave të kaçakëve terrorizuan popullsinë maqedonase duke i detyruar të shpërngulen, për rrjedhojë vatrat maqedonase dhe fshatrat e tyre u populluan me shqiptarë”, shkruhet ndër të tjerat në enciklopedinë maqedonase, ky kryeredaktor ishte Ristovski.

Për shkak të pavërtetave ofenduese për shqiptarët e Maqedonisë, ASHAM tërhoqi nga përdorimi enciklopedinë e shpallur në shtator të vitit 2009. Asokohe u formuar një këshill që duhej të bëjë revidimin e enciklopedisë, por e njëjta nuk ka kryer ndonjë funksion. Dhe derisa u flitej e përflitej për të njëjtën, gjysma e kopjeve të botimit u shpërnda me gabimet ekzistuese.

Exit mobile version