Site icon PORTALB

Dielli sërish na tregon dhëmbët, temperatura deri 38 shkallë

Moti në Maqedoni sot do të jetë me diell dhe shumë nxehtë. Sinoptikët parashikojnë se do të fryjë erë e lehtë dhe e moderuar në drejtim të veri-perëndimit.

Temperaturat ditore do të lëvizin nga 31 deri më 38 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me diell ndërsa temperatura do të arrijë deri më 35 gradë Celsius. Mjekët rekomandojnë mos të dilet nga shtëpia pa nevojë  në orët e mesditës. /portalb

Exit mobile version