Site icon PORTALB

Ahmeti: Profesori Denko Maleski i plotëson standardet për president

Ali Ahmeti

Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka theksuar se profesori universitar, Denko Maleski i plotëson standardet për të qenë president, njofton TV21.

“Për emra akoma nuk është biseduar, por unë mendoj se Denko Maleski është një profesor i nderuar, një profesor që i plotëson të gjitha standardet, por përsëri mbetet që të bisedohet me të gjitha subjektet politike”, thekson Ahmeti.

Ndryshe Denko Maleski ka qenë ministri i parë i Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

Denko Maleski

BDI-ja, ka njoftuar se ata do të përkrahin president konsensual, ndërkaq në po të njëjtën ide janë edhe nga LSDM.

Exit mobile version