Site icon PORTALB

Shtëpia e Bardhë: Tani është koha për Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë marrëveshje

John Bolton

John Bolton

Këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, John Bolton, u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shfrytëzojnë mundësinë për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre të gjata dhe të lëvizin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, transmeton REL.

“Tani është koha për Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë marrëveshje”, shkroi Bolton në Twitter, pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Shtëpinë e Bardhë.

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’i ndihmojnë të dyja palët të arrijnë këtë qëllim historik”, shtoi ai.

“U pajtuam se ekziston një shans historik në dialog (v.j. midis Kosovës dhe Serbisë) i cili nuk duhet të humbet nga dy shtetet. Kjo i mundëson Kosovës anëtarësimin në NATO, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian”, shkroi Thaçi në Twitter.

Exit mobile version